SYRI TV/ Baks-Rrjoll, banorët sërish në protestë, bllokojnë mjetet dhe punëtorët – Mbi 20 protestues shoqërohen nga policia
Banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar sërish këtë të mërkurë, ku që në orët e para të mëngjesit kanë tentuar të bllokojnë mjetet dhe punëtorët e firmës ndërtuese të resortit turistik. Banorët janë përplasur me forcat e policisë, ndërsa mes tensioneve, mbi 20 persona janë shoqëruar në komisariat. Banorët kanë shprehur edhe një herë qëndrimin e tyre për të mos hequr dorë nga pronat e tyre, ndërsa shtojnë se nëse qeveria nuk merr masa për ndalimin e ndërtimit të resortit, situata mund të eskalojë Syri tv Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë protestuar sërish këtë të mërkurë. Por ndryshe nga ditët e shkuara, këtë herë banorët i bënë pritë që herët në mëngjes punonjësve dhe makinerive të kompanisë që do të ndërtojë resortin turistik. Në mbrojtje...
Burimi:
syri.net