Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna
Kuvendi i Shqipërisë ka konfirmuar sulmin kibernetik nga nga hakerat e ‘Homeland Justice’. Në njoftimin për mediat Kuvendi ben me dije se sulmi që u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 dhe se një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të administratës është fshirë, raporton A2CNN. Kjo nuk është hera e parë që hakerët, të cilët operojnë nën emrin “Homeland Justice”, sulmojnë infrastrukturën e Kuvendit të Shqipërisë. Në dhjetor të vitit të kaluar, faqja online e Kuvendit u hakuar gjithashtu nga ky grup, i cili mori autorësinë e veprimit përmes llogarisë së tyre në Telegram. Reagimi: Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të...
Burimi:
javanews.al