Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj
Kjo video tregon momentin kur hakerat iranianë HomeLand Justice depërtojnë në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë. Në materialin e publikuar në faqen e tyre në telegram shihet sesi ata fshijnë me qindra gigabyte të dhëna, mes të cilave duken skedarë procesverbalesh, regjistra të dhënash, urdhëra prokurimesh, por edhe emra deputetësh. Një skedar i tillë, i fshirë është ai që përmban emrin e Fatmir Xhafës. Pasditen e kësaj të marte Kuvendi reagoi për herë të parë që nga momenti kur institucioni më i lartë i shtetit ra pre e këtij sulmi kibernetik, duke pranuar fshirjen e informacionit. Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e...
Burimi:
javanews.al