Sulmet në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Tiranës pezullon fluturimet drejt Izraelit dhe Dubait
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve drejt Tel Avivit dhe Dubait, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore në rajon. Përmes një komunikate zyrtare, autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se pezullimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme. Pasagjerëve u rekomandohet të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për të marrë informacion të përditësuar mbi rezervimet, rimbursimet apo alternativat e udhëtimit.
Burimi:
syri.net