“Stolen line”, sekuestrohen 2 automjete të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri! Shpallen në kërkim 2 persona
Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohen 2 automjete të tjera të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri. Gjatë fazës së sotme u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 50 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Sllovaki, ndërsa dje, u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 40 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar automjetet, në Shqipëri. Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestrua...
Burimi:
javanews.al