“Stairs”, arrestohet 28-vjeçari në Pezë të Vogël, i gjendet pistoletë pa leje në banesë

“Stairs”, arrestohet 28-vjeçari në Pezë të Vogël, i gjendet pistoletë pa leje në banesë

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus kapjen e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, operacione këto të zhvilluara si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 u finalizua operacioni i koduar “Stairs”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28  vjeç, banues në fshatin Pezë e Vogël. Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet e fshehur në papafingo, 1 armë zjarri pistoletë që mbahej pa leje, nga i arrestuari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv