S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari
Arrestohet një 42-vjeçar në pikën e kalimit kufitar Bllatë pasi nuk pranoi të kontrollohej në vijën e dytë dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt në dalje të Shqipërisë, ndërsa 42-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka kundërshtuar punonjësit e policisë kufitare për të kaluar automjetin për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi. 42-vjeçari u arrestua për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe iu sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte. “Më datë 02.02.2026, rreth orës 17:20, është paraqitur në dalje të R.Sh., me automjetin e tij, shtetasi G. K., 42 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë...
Burimi:
javanews.al