Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka një drejtues të ri
Kronikë E Hënë, 22 Dhjetor 2025 14:29 Ndryshime në drejtimin e Spitalit Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Silva Bala është larguar nga detyra e drejtoreshës së këtij institucioni shëndetësor, ndërsa drejtimin e spitalit do ta marrë Elisabeta Treska. Burime zyrtare bëjnë me dije se ndryshimi është bërë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në shëndetësinë publike, me qëllim rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve. Megjithëse nuk do të jetë më në krye të spitalit, Silva Bala do të vijojë kontributin e saj profesional në “Shefqet Ndroqi”, duke drejtuar shërbimin e Pneumologjisë, një nga repartet kyçe të këtij institucioni, veçanërisht për trajtimin e sëmundjeve respiratore. Elisabeta Treska, e cila merr drejtimin e ri të spitalit, pritet të fokusohet në forcimin...
Burimi:
kohajone.com