SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaçme janë bërë shkak për të shtyrë sërish hetimet deri në datën 22 mars 2026. Mbrojtësit ligjor Henrik Ligori tha se interesi i tij dhe i klientit që mbron është që të kryhen hetime shteruese dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme. Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për dërgimin ose jo për gjykim të çështjes. Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëjetuesja...