SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

Pas pezullimit të Erion Ismailit me urdhër të SPAK si nëndrejtor policie i Tiranës, në vend të tij është komanduar Besmir Dervishi. Dervishi më parë ka qenë shef i Komisariatit nr.3 dhe më pas është transferuar si shef i Komisariatit nr.5, ku ka qëndruar rreth 1 muaj për të kaluar më pas si shef sektori në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Kujtojmë që Erion Ismaili u pezullua më 16 dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit të SPAK, pas hetimeve për Agjencinë Kombëtare të Informacionit, AKSHI.