SPAK gjurmon “sistemin” e pagesave të grupit të Vlorës

SPAK gjurmon “sistemin” e pagesave të grupit të Vlorës

Grupi kriminal me bazë në Vlorë, i goditur nga Prokuroria e Posaçme, që thotë se zbardhi 2 vrasje dhe disa tentativa për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, përdorte sistemin Hawala për lëvizjen e parave të krijuara nga aktiviteti kriminal. SPAK është duke gjurmuar këtë sistem, në bazë të të dhënave që dolën nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky Ecc. Ky mekanizëm financiar, i konsideruar i sofistikuar nga hetuesit, është përdorur për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine. Përmes tij, grupi bënte pagesa të shpejta për veprimtarinë kriminale, ku shuma e kërkuar paguhej në njërin shtet dhe tërhiqej në Shqipëri, ose anasjelltas. Nga ana tjetër, SPAK është duke hetuar pasuritë e 8 personave të cilët...