SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dy ish-prokurorë dhe ka zbritur në gjykatë kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim. Kledian Llaho akuzohet nga SPAK për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, që ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj Pando Papuçit, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Ky i fundit, pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës e cila u gjykua dhe u ndryshua brenda 1 ore nga gjyqtarja Edona Vajushi me kërkesë të prokurorisë. Dyshohet sipas SPAK, se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit në...