Sot dhe nesër, IGJEUM: Në 8 qarqe situata problematike, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve të lumenjve

Sot dhe nesër, IGJEUM: Në 8 qarqe situata problematike, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve të lumenjve

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditën e sotme dhe dhe nesër priten reshje intensive kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Me anë të një njoftimi në Facebook, Instituti parashikon se sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe...