Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg
Rrjete kriminale ndërkombëtare po sjellin gjithnjë e më shumë gra nga vende të varfra drejt Shqipërisë, me premtimin për fitime nga prostitucioni dhe me idenë se vendi mund të shërbejë si portë për të hyrë në Europë. Ky është konkluzioni i një hetimi gazetaresk të agjencisë franceze AFP, pjesë e projektit Gen.EU që synon të lidhë të rinjtë europianë nëpërmjet lajmeve cilësore. Shumë nga gratë që kanë ardhur në Shqipëri thonë për AFP-në se nuk e dinin që prostitucioni është i paligjshëm në vend. “Nuk e dija këtë. Përndryshe nuk do të kisha ardhur ose do të isha larguar menjëherë. Do të më kishte kursyer shumë kohë në burg”, thotë një grua nga Venezuela. Një tjetër grua nga Republika Domenikane tregon se puna organizohej nga...
Burimi:
javanews.al