Skandali seksual në KLP, pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj – BKH i kontrollon për disa orë telefonin
Nga Elton Qyno - Syri.net Pesë ditë nga publikimi i skandalit seksual në Këshillin e Lartë të Prokurorisë Shqiptare, SPAK ka ftuar dhe ka marrë në pyetje, gruan që u ankua në KLP, të cilës anëtari Olger Eminaj, i kërkoi përmes telefonit favore seksuale.Pyetja e R.M, mësohet të jetë zhvilluar ditën e djeshme në ambjentet e prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila për gati 7 orë ka qënë në dispozicion të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.R.M, ka dhënë shpjegime lidhur me kalvarin e saj gjyqësor që ka pasur me ish-partnerin e saj, A.S dhe më pas procedurat e ankesave që ka zhvilluar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kundër prokurores së Tiranës, Rovena Zoto.Gruaja ka dëshmuar se me Olger Eminaj, nuk ka pasur njohje më...
Burimi:
syri.net