Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Një shtetas shqiptar ka dalë përpara Gjykatës Magjistrale të Westminster-it në Londër, së bashku me pesë ish-kolegë britanikë, ish-oficerë emigracioni, nën dyshimin për përfshirje në një skemë kriminale të grabitjes së emigrantëve që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. I akuzuari është Besmir Matera, 36 vjeç, i lindur në Fushë Lurë të Dibrës, i cili sipas dokumenteve hetimore kishte ndryshuar mbiemrin nga Cuku në Matera për të përfituar azil dhe më pas shtetësinë britanike. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me pesë oficerë të tjerë, ka vjedhur para dhe sende me vlerë nga emigrantët gjatë periudhës 1 gusht 2021 – 6 dhjetor 2022. Përveç akuzës për konspiracion në vjedhje, Matera përballet edhe me akuza për pastrim parash dhe abuzim me detyrën. Hetimi i Home Office...