Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit
Nga 33 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit për skandalin e 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme të Kurum, janë ekzekutuar vetëm 20 prej tyre. Operacioni i Policisë së Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurisë, nga të cilat 26 arrest me burg dhe 6 arrest shtëpie, u shtrinë në 3 qytete Tiranë, Elbasan dhe Durrës. 102 kontejnerët me 210 tonë mbetje që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në nëntor 2024 në vendin tonë pasi organizata mjedisore “Basel Action Netëork” ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme. Kontejnërët me mbetjet e reezikshme mbahen prej më shumë se një viti në një fushë të hapur në Porto Romano të Durrësit. Prokuroria veproi në këtë moment pasi ishte në pritje të...
Burimi:
javanews.al