S’ka më ditë me diell, nisin vranësirat, shiu dhe shtrëngatat

S’ka më ditë me diell, nisin vranësirat, shiu dhe shtrëngatat

Kronikë E Martë, 23 Dhjetor 2025 09:15 Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin. Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra, përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit. Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje, duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Era do të fryjë me drejtim...