Situatë alarmante në Ferras/ Çahet argjinatura e kanalit të Martinës, uji përmbyt fshatin

Situatë alarmante në Ferras/ Çahet argjinatura e kanalit të Martinës, uji përmbyt fshatin

Një situatë kritike është regjistruar në fshatin Ferras, ku është çarë argjinatura e kanalit të Martinës, duke bërë që uji të hyjë me shpejtësi në zonën e banuar dhe të rrezikojë banesat. Si pasojë e çarjes së argjinaturës, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, ndërsa autoritetet raportojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit. Strukturat e emergjencës ndodhen në terren dhe po marrin masa për evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të bashkëpunojnë dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës për të shmangur rrezikun për jetën. /vizionplus.tv