Situata/ Reshjet e dëborës në Rrugën e Kombit, autoritetet, shoferëve: Përdorni gomat dimërore
Mbrëmjen e së shtunës, në Rrugën e Kombit janë rikthyer reshjet e borës, të cilat aktualisht kanë pushuar. Sipas kompanisë mirëmbajtëse, qarkullimi i mjeteve ka qenë normal dhe nuk është shënuar asnjë incident. Rruga paraqitet e pastër dhe e kalueshme në të gjithë gjatësinë e saj dhe në të dyja kahet e lëvizjes. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të përdorin goma dimërore dhe mjete antirrëshqitëse. Deri në këto momente, nuk raportohet për reshje bore dhe qarkullimi vijon normalisht.
Burimi:
syri.net