“Sinjalizimi”, arrestohet 48-vjeçari, në banesë i gjendet kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar Shkëlqim Lami në Tiranë. Në një njoftim për mediat, policia njofton se në banesën e Lamit u gjet 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë “Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç. Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe...
Burimi:
vizionplus.tv