Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

Vrasja e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja në sallën e gjyqit nuk rezulton incidenti i vetëm në godinat e gjykatave apo prokurorive. Zv.Ministri i Brendshëm Xhemal Qefalia bëri publik të mërkurën shifrën e ngjarjeve, ku ka ndërhyrë edhe Policia e Shtetit. “Në tre vitet e fundit janë rreth 23 incidente, për të cilat është dashur ndërhyrja e policisë për zgjidhjen e problemeve”, tha Qefalia. Të pranishëm në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kërkuan ndryshime ligjore dhe burime financiare që godinat e drejtësisë të kenë siguri. Pritet që ky komision të ulë në tryezë të gjithë aktorët dhe faktorët që më pas të dilet me një vendim për mënyrë sesi do të veprohet për rritjen e parametrave të...