Si pularia e drejtorit të burgut u kthye në magazinë hashashi, Syri TV zbardh dëshminë e Bilal Hasës: Gjatë Covid-it, pulat…
Syri Televizon zbardh të plotë dëshminë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, i cili u shpall në kërkim, u vetëdorëzua dhe u lirua brenda ditës për 4 mijë bimë hashashi që iu gjetën në pronën e familjes së tij. Drejtori i pezulluar i burgut mohon të ketë dijeni, por thotë se i vëllai, Romario Hasa, që është shpallur në kërkim, jetonte me prindërit në Peqin dhe kishte lidhur kontratën për transformatorin personal me OSHEE, çështje për të cilën është shpallur në kërkim edhe përgjegjësi për Peqinin, Ervis Maçi. Bilal Hasa thotë se vite më parë magazinat ku u gjet plantacioni me hashash shërbenin si pulari, por pulat ngordhën në periudhën e Covid-it. “Kam qenë rrugës duke shkuar për në qytetin e Tiranës për një trajnim...
Burimi:
syri.net