“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat
Në seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” që u zhvillua këtë të martë, i penduari i drejtësisë Henrik Hoxhaj ka dëshmuar për vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdylit, krim i ndodhur në zonën e Nishtullës në Durrës më 2 Mars të 2020-ës. Gazetarja e Klan News Glidona Daci, raporton se në seancën e sotme, Hoxhaj pranoi planet për vrasjen e Shkozës, sqaroi se këtë “punë” ia kishte propozuar i penduari tjetër i drejtësisë Nuredin Dumani dhe tregoi me detaje se çfarë ndodhi atë ditë. Rrëfimi i Hoxhajt nis me si u njoh me Dumanin në vitin 2020: “Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur tek ditëlindja e F.Q-së në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj...
Burimi:
javanews.al