Si e fshehin kokainën mafia shqiptare dhe Ndrangheta/ Gjuetia e drogës në portin e Xhenovës

Si e fshehin kokainën mafia shqiptare dhe Ndrangheta/ Gjuetia e drogës në portin e Xhenovës

Nga Beatrice Barra dhe Giorgia Venturini, FANPAGE Porti i Xhenovës është nyja kryesore e një trafiku droge që furnizon tregjet e qyteteve italiane, por edhe ato të Europës Veriore. Bëhet fjalë për portin më të madh të Italisë – për nga hapësira tokësore, ujore dhe numri i punëtorëve të përfshirë – dhe pikërisht për këtë arsye ai është shumë tërheqës për organizatat kriminale: këtu mbërrijnë anije të mbushura me mijëra kontejnerë, çka ua bën më të lehtë kriminelëve fshehjen dhe diversifikimin e lëndëve narkotike. Çdo vit, nga porti i Xhenovës kalojnë rreth 2.8 milionë kontejnerë. Për kontrolle përzgjidhet afërsisht 5 për qind e tyre: “Gjysma e këtyre kontrolleve janë dokumentare, ndërsa pjesa tjetër përfshin kontrolle me skaner ose hapje fizike të kontejnerëve”, shpjegon Giulia Durand,...