Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Shtyhen sërish nga SPAK afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj
Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Veprimet komplekse që po kryen Prokuroria e Posaçme janë bërë shkak për të shtyrë sërish hetimet deri në datën 22 mars 2026. Përmes mbrojtësit ligjorë Henrik Ligori, Ahmetaj i ka pritur me indiferentizëm shtyrjet e herë pas hershme të afateve, teksa interesi i tij që në krye të herës vijon të jete zbardhja e të vërtetës dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme. Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas...