Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga
Shkon në 5 numri i drejtuesve të automjeteve që janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Së fundmi, një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shijak, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të droguar. Sipas policisë, gjatë patrullimeve me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore ndaluan automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç, banues në Shijak. Pas testimit me aparatin drogëtestues, ai rezultoi në efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Policia bën me dije se gjatë 3 muajve...
Burimi:
javanews.al