Shtatzënia i jep lirinë, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Ajola Xoxën

Shtatzënia i jep lirinë, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Ajola Xoxën

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për ndyshimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje. Xoxa nga sot do të jetë pa masën që është caktuar prej 12 shkurtit të 2025 si detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, teksa masa fillestare ndaj saj që zgjati dy ditë deri në rivlerësim, ishte arrest në shtëpi. Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj njofton se, “shkak në argumentat e Xoxës për kërkesën e ndryshimit të masës është shtatzania teksa mësohet se ka patur komplikacione shëndetësore së fundmi”. Kërkesa e saj pranua nga treshja gjykuese e përbërë nga Engjëllushe Tahiri kryesuese,  Elsa Ulli dhe Alma Kodraliu anëtare të cilat janë gjyqtare themeli në procesin ndaj...