Shqiptarët po mbushin Gjermaninë me kanabis/ Kapet një sasi rekord me vlerë 1.4 mln euro
Kur Policia Kriminale në Nordhausen të Gjermanisë të fton për një konferencë për shtyp, zakonisht bëhet fjalë për një rast të jashtëzakonshëm. Dhe vërtet, hetuesit kanë arritur një goditje të fortë ndaj mafies së drogës në veri të landit të Turingisë. Nga Susanne Schedwill, UHZ ONLINE Më 22 janar, në një stallë të dikurshme në Tastungen (rajoni Eichsfeld), u zbulua një plantacion gjigant kanabisi për kultivim të brendshëm, i cili tashmë ishte korrur. “Ky është zbulimi më i madh i marihuanës deri tani në veri të Turingisë”, tha të martën Detlef Grabs, drejtues i Policisë Kriminale të Nordhausen-it, gjatë një konference për shtyp. Policia sekuestroi drogë me vlerë rreth 1.4 milionë euro. Një pjesë e saj – rreth 50 kilogramë – u prezantua nga policët...
Burimi:
syri.net