Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave
Ditën e sotme, më 14 mars 2026, në sesionin e 70-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (CSW70), Shqipëria prezantoi raportin vullnetar mbi zbatimin e Konkluzioneve të Miratuara të CSW65 (2021), duke paraqitur progresin e bërë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se në një kohë kur në shumë vende të botës të drejtat e grave po sfidohen, forcimi i barazisë gjinore mbetet një provë e rëndësishme për cilësinë e demokracive dhe funksionimin e institucioneve. Ajo nënvizoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme ligjore dhe institucionale në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit europian. Një nga zhvillimet kryesore është miratimi i Ligjit...
Burimi:
javanews.al