Shqipëria nën ujë, shkollat mbyllen dhe nis evakuimi e banorëve

Shqipëria nën ujë, shkollat mbyllen dhe nis evakuimi e banorëve

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete, duke krijuar një situatë të rënduar në një pjesë të madhe të territorit. Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq, ku në disa zona niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Situata më problematike paraqitet në zonat Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë, të njohura si Durrësi i Ri, ku shumë rrugë janë pothuajse të pakalueshme dhe në disa lagje lëvizja është ndërprerë plotësisht. Për shkak të gjendjes së krijuar, mësimi është pezulluar në shumicën e shkollave të qytetit, ndërsa Zyra Vendore e Arsimit Durrës ka njoftuar prindërit dhe mësuesit të shmangin...