Shqetësonte me telefonata dhe mesazhe 2 shtetase, procedohet penalisht
Shqetësonte me telefonata dhe mesazhe 2 shtetase, procedohet penalishtNjë 39-vjeçar është proceduar penalisht në Sarandë pasi dyshohet se ka shqetësuar dy shtetase përmes telefonatave dhe mesazheve. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit me inicialet O. P., 39 vjeç, banues në Sarandë. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se ky shtetas ka shqetësuar dy shtetase duke i kontaktuar vazhdimisht nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve telefonike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Burimi:
shkodraweb.com