Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Shpërthim në Tiranë! Hidhet në erë me tritol makina e 39-vjeçarit. Ishte e parkuar në…
Një sasi lënde plasëse i është hedhur automjetit të një 39-vjeçari në oborrin e shtëpisë së tij në Tiranë. Policia njofton se nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. “Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale”, njofton policia. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.