Shpërthim i fuqishëm në autostradën Milano-Napoli pas përplasjes së kamionit me gaz

Shpërthim i fuqishëm në autostradën Milano-Napoli pas përplasjes së kamionit me gaz

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në autostradën që lidh Milanon me Napolin, pas një aksidenti ku u përfshi një kamion që transportonte gaz të lëngshëm dhe një automjet tjetër. Ngjarja shkaktoi panik të madh mes drejtuesve të mjeteve dhe u pasua nga një zjarr i përmasave të mëdha, si dhe një re e dendur tymi, e cila ishte e dukshme nga distanca të konsiderueshme. Shumë shoferë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes filmuan momentet dramatike me telefonat e tyre celularë. Pavarësisht fuqisë së shpërthimit dhe intensitetit të flakëve, autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka viktima. Sipas raportimeve paraprake, drejtuesit e automjeteve treguan reagim të shpejtë, duke braktisur mjetet e tyre vetëm pak çaste para se zjarri të përhapje në mënyrë të pakontrolluar. Shërbimet e...