Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Korçë
Një 50-vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetin e Korçës. Policia thotë se 50-vjeçarit që u arrestua iu gjet një pako me rreth 104 gramë kanabis. Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, 37-vjeçari K. M., alias A. M. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Drenova”. Shpërndante lëndë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i 50-vjeçarit dhe vijon puna për kapjen e tij. Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë...
Burimi:
syri.net