Shpërndante kokainë, 36-vjeçari bie në prangat e policisë
Një 36-vjeçar që shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës ka përfunduar në prangat e policisë. “Blutë” i sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe pas një hetimi 1-mujor, finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike, një shumë parash...
Burimi:
opinion.al