Shpallet në kërkim një 54-vjeçare nga Ksamili. Policia: punohet për kapjen e saj

Shpallet në kërkim një 54-vjeçare nga Ksamili. Policia: punohet për kapjen e saj

Shpallet në kërkim një 54-vjeçare nga Ksamili. Policia: punohet për kapjen e saj   Një 54-vjeçare nga Ksamili është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.     Sipas njoftimit zyrtar të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim shtetasen me inicialet M. P., 54 vjeçe, banuese në Ksamil, e dyshuar për ndërtim të paligjshëm.   Autoritetet bëjnë me dije se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme. Policia thekson se kontrollet dhe verifikimet në terren vijojnë, në kuadër të luftës kundër ndërtimeve të paligjshme në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.