Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!
Shoqata Shqiptare e Bankave ka paralajmëruar qytetarët për raste të fundit të telefonatave mashtruese, përmes të cilave persona të panjohur përpiqen të marrin të dhëna bankare të klientëve. Sipas njoftimit, këto telefonata realizohen përmes internetit, duke bërë që identiteti i vërtetë i telefonuesit të jetë i vështirë për t’u verifikuar. Shoqata paralajmëron se gjatë komunikimit, personat që telefonojnë mund të flasin në gjuhë të ndryshme dhe të kërkojnë të dhëna të kartës bankare ose informacione të tjera personale, duke pretenduar se po verifikojnë apo ndalojnë veprime të dyshuara të kryera me kartën e klientit. Telefonatat vijnë nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ndërsa në ekran mund të shfaqet emri ose logoja e një banke, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga institucioni...
Burimi:
javanews.al