Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Shoferi humbet kontrollin e mjetit, përfundon mbi bordurën e autostradës Tiranë-Durrës
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës. Një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar mbi bordurën anësore të rrugës e cila është në rikonstruksion. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar nga shoferi. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti.