Shkon në 3 numri i viktimave në aksidentin e Vlorës, ndërron jetë edhe pasagjeri

Shkon në 3 numri i viktimave në aksidentin e Vlorës, ndërron jetë edhe pasagjeri

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës, në aksin rrugor Vlorë–Kotë. Dy automjete u përplasën kokë më kokë, duke lënë dy viktima në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë. Vetëm dy orë më pas, edhe i plagosuri Andrea Behaj nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident i rëndë. Mësohet se ai ishte pasagjer në njërin nga automjetet ku humbën jetën të dy drejtuesit Adi Alushaj, rreth 30 vjeç dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç. Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë...