Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të “21 Janarit” u takua të martën me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Pasi doli nga SPAK, Nika zbuloi edhe detaje nga takimi, që ishte kërkuar nga vetë ai. “Takova Klodian Brahon, me kërkesën time. Më tha se po punohet maksimalisht për hetimin, edhe pse neve na duket i zvarritur. Nuk janë pyetur deri tani shumë persona që duhet të ishin pyetur”, tha Nika. “Kasetën ende s’e kanë çuar për ekspertim. Ne e dimë se kush janë vrasësit, por puna është ta zbardhë drejtësia”. Më 21 janar 2011, në protestën e zhvilluar nga opozita e kohës, 4 persona mbetën të vrarë me armë zjarri. Në vitin 2024, Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK të nisë...