Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Neonët 9”, duke zbuluar në lagjen “10 Korriku” një tunel të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 670 fidanë dhe bimë të dyshuara kanabis, si dhe 254 pajisje elektrike (llamba, panele LED, filtra ajri etj.) që shërbenin për kultivimin dhe tharjen e tyre. Në flagrancë u arrestuan Arvid Papajanis 35 vjeç dhe Klodian Hasanaj , 30 vjeç, ndërsa në pranga u vu edhe Dritan Selmani , 40 vjeç. Po ashtu, u proceduan penalisht 3 punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre. Njoftimi i policisë: Shkodër/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 9”. Shkon 14 numri i rasteve të kësaj veprimtarie...