Shkodër/ Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavanin e banesës 24-vjeçari

Shkodër/ Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavanin e banesës 24-vjeçari

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Reagimi”, duke identifikuar dhe arrestuar brenda pak orësh autorin e dyshuar të dy tentativave për grabitje me dhunë. Autori 24 vjeçar, M. M.,  u gjet i fshehur në tavanin e banesës së tij, ku kishte tentuar t’i shmangej Policisë. Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, ai dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë filialin e Postës Shqiptare, duke kërcënuar punonjësit me thikë. Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur. Pak minuta më vonë, në lagjen “Fahri Ramadani”, dyshohet se ka tentuar sërish të kryejë vjedhje me dhunë në një market, po nën kërcënimin e thikës.  Ndërsa gjatë largimit, në lagjen “Skënderbeg”,...