Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Në operacionin “Labirinti 2” janë identifikuar 33 persona, pjesëtarë të rrjetit, ndërsa për 22 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Pas 4 javësh hetime nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës në pranga kanë përfunduar: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armand Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rruçaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja. Gjatë hetimeve janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa 6 persona janë shpallur në kërkim. Nga operacioni u sekuestruan rreth 500 gramë...