Shiste kokainë në qendrat tregtare, arrestohet shqiptari! Gjykata e dënon në kohë rekord

Shiste kokainë në qendrat tregtare, arrestohet shqiptari! Gjykata e dënon në kohë rekord

Një shqiptar është arrestuar nga patrullat policore në Itali teksa bënte tregti kokaine në zona të frekuentuara dhe kryesisht në qendrat tregtare. Objektiv i aksionit të fundit ka qenë qendra tregtare “LE BEFANE”, në Rimini, ku i dyshuari shkonte shpesh me makinën e tij. Mjeti u gjet pas kontrolleve në parkingun e një dyqani në atë zonë, me një të ri në bord, i cili, pasi doli, iu drejtua një makine tjetër, ku i dha shoferit një dozë narkotike të tipit kokainë. Blerësi, një shtetas italian, u ndalua nga oficerët e policisë dhe konfirmoi se e kishte blerë dozën nga shqiptari, duke raportuar se e njëjta gjë kishte ndodhur çdo javë për afërsisht dy vjet. Pas një kontrolli fizik dhe në banesën e shqiptarit, u...