Shiste kokainë në Kuçovë, arrestohet 32-vjeçari me precedent penal
Një 32-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se shiste droga të forta në Kuçovë. Në pranga është vënë shtetasi E.I., i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë. Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 34.8 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materale, bashkë me makinën dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: DVP Berat/Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta. Arrestohet një 32-vjeçar (shtetas me precedent kriminal) që shiste lëndë narkotike Kokainë, në Kuçovë. Sekuestrohen një sasi e kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë. Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, për...
Burimi:
vizionplus.tv