Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari
Një 37-vjeçar që shiste kokainë dhe heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje, ka përfunduar në prangat e policisë. Gjatë operacionit “Flas”, u arrestua në Rrugën e Dibrës S. A., 37 vjeç, banues në Tiranë. “Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Heroinë, të ndara në doza, gati për shitje. Ky shtetas dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme, kryesisht në Rrugën e Dibrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al