Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari
Një skemë e rrezikshme e tregtimit të medikamenteve të skaduara dhe kontrabandë është goditur nga policia e Fierit, pas një hetimi disamujor të koduar “Skadenca”. Në pranga ka rënë një 42-vjeçar me iniciale B. B., i cili akuzohet se furnizonte farmacitë e qytetit me ilaçe që rrezikonin jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Gjatë kontrollit në banesën e autorit, e cila shërbente si magazinë klandestine, policia gjeti dhe sekuestroi mbi 4 mijë kuti me barna. Nga këto, 1635 kuti ishin me afat përdorimi të kaluar, ndërsa 2654 të tjera ishin pa faturë tatimore dhe dyshohet se janë futur kontrabandë në Shqipëri. Sipas hetimeve, 42-vjeçari i shpërndante këto medikamente prej një kohe të gjatë me qëllim përfitimin, duke fshehur të ardhurat dhe duke shmangur detyrimet shtetërore. Operacioni...
Burimi:
javanews.al