Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Shisnin lëndë piroteknike pa leje, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 9 të tjerë në Tiranë
3 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht pas operacioneve kundër lëndëve piroteknike në Tiranë. Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që mbahej/shitej në 7 raste, në markete, në automjete ose në rrugë, duke cenuar kriteret. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 9. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera që po kryhen gjatë këtyre ditëve, në kuadër të planit operacional “Fireëorks”, në subjekte/ndaj shtetasve që shesin pa autorizim, lëndë piroteknike, veprimtari e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe qetësinë publike, shërbimet e Policisë së Tiranës evidentuan 7 raste të tjera të kësaj paligjshmërie. Konkretisht: -specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finanaciare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan shtetasin I. Xh., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku...