Shijak/ Zbulohet magazina ku kultivohej kanabis, 4 të arrestuar – 1 person në kërkim

Shijak/ Zbulohet magazina ku kultivohej kanabis, 4 të arrestuar – 1 person në kërkim

Policia e Shijakut ka finalizuar operacionin e koduar “Përshtatja”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Gjatë kontrolleve të ushtruara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u zbulua një magazinë në lagjen “Popullore”, e përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe pajisjeve të posaçme. Sipas hetimeve, ambienti furnizohej me energji elektrike përmes lidhjes së paligjshme. Në pranga janë vënë 4 shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë: L. K., 54 vjeç dhe J. Gj., 31 vjeç, të dyshuar për “Kultivim të bimëve narkotike” në bashkëpunim;  S. D., 24 vjeç, për “Moskallëzim krimi” dhe R. B., 61 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”. Ndërkohë, në kërkim është shpallur D. K.,...